U arratis pasi vrau vëllanë dhe kunatën, autori u arrestua në rrugën ‘5 Maj’ në shoqërinë e gruas dhe një prej fëmijëve, dëshmia: Armën e krimit e…

Muskurti

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, pak pas arrestimit të tij nga policia.

Arsen Muskurti, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, u arrestua në rrugën ‘5 Maj’ teksa ishte në shoqërinë e gruas së tij dhe një prej 7 fëmijëve.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se pak pas arrestimit të Muskurti së vëllait dhe kunatës së tij tha se armën e krimit, pistoletën e kishte hedhur, duke pranuar kështu se është dhe autori i vrasjes.

NGJARJA
Ngjarja ndodhi pranë qendrës se Tiranës në një prej rrugicave që lidh ‘Rrugën e Kavajës’ me Rrugën ‘Myslym Shyri’, ku të martën pasdite Arsen Muskurti 38 vjeç ka qëlluar më pistoletë drejt vëllait të tij Dritanit, 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurtit, duke i lënë të dy të vdekur në vend brenda agjencisë turistike që ishte kthyer në ‘mollë sherri’ prej vitesh, e cila menaxhohej nga dy viktimat.

Policia beri me dije se vrasja e dyfishte dyshohet se krye për shkak të konfliktit familjar që ka kulmuar me ndarjen pak vite me parë të dy vëllezërve nga biznesi i krijuar bashkë në 2009, dhe më pas agjencia i kishte kaluar në pronësi viktimës, Dritan Muskurtit. Por kjo ndarje, siç duket si ka pëlqyer autorit, dhe këtu nisi konflikti mes tyre. Ndërkohë, autori kishte në pronësi një dyqan me produkte të ndryshme, mes tyre dhe produkte kozmetike.

Autori u cilësua nga policia si fondamentalist, në datën 13 gusht ai shkruan ne llogarinë e tij ne ‘Facebook’ se vëllai i tij Dritani është i mallkuar nga nëna me shpirt, duke paralajmëruar në një farë mënyrë tragjedinë.

“Ti DRITAN MUSKURTI i njohur si ALBAN MUSKURTI pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në UMRA, pra ne Meke në ARABI je mallkuar nga NËNA me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, etj…Çështjen tuaj ja kemi lënë ZOTIT të LARTËMADHËRUAR dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do t’ju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë”, ka paralajmëruar tragjedinë vrasësi i dyshuar Arsen Muskurti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×