Klubi letonez i Liepajas, ka prezantuar ditën e sotme, dy futbollistët që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiores. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Laçit, Ardit Deliu dhe ish-mbrojtësin e Teutës, Kenan Hreljiç.
Nëpërmjet videove të postuara në faqen zyrtare, Liepajas i ka uruar mirëseardhjen dy futbollistëve, që në të kaluarën kanë qenë rivalë në futbollin shqiptar, teksa tashmë do të jenë shok skuadre në Letoni.
Oficiāli : FK Liepāja sastāvam pievienojas Ardit Deliu! Pussargs no Albānijas, kurš pēdējās sezonas aizvadījis KF Laci. Prieks tevi Ardit redzēt Liepājā! #fkliepaja pic.twitter.com/iDLzBxRQY7
— FK Liepāja (@LiepajaFK) June 17, 2022
Kujtojmë që shorti i Conference League e ka vënë skuadrën e re të Deliut dhe Hreljiçit përballë Gjilanit në raundit e parë kualifikues të këtij kompeticioni.
Oficiāli : FK Liepāja sastāvam pievienojas centrālais aizsargs no Bosnijas un Hercegovinas, Kenan Hreljic! Esi sveicināts Liepājā! #fkliepaja pic.twitter.com/YSOKkbaHeh — FK Liepāja (@LiepajaFK) June 17, 2022
Për sa i përket 24-vjeçarit nga Kavaja, Deliu ka qenë një nga futbollistët kryesore të ekipit kurbinas gjatë sezonit që lamë pas. Ai u aktivizua në total në 30 ndeshje të Superiores, duke shënuar 2 gola në sfidën e fituar 4-2.
Ndërsa mbrojtësi Hreljiç ishte pjesë e Teutës nga janari i vitit 2020 deri në shtator të po këtij viti, duke u shpallur kampion me durrsakët.
Arena e Lajmit

Loading…