Vrau vëllain dhe kunatën, gjendet arma e Hamza Muskurtit, por një detaj nga jeta e 38-vjeçarit “lë pa fjalë” policinë

Arsen Muskurti Vellai Dhe Nusja E Vrare

Detaje të reja kanë dalë në dritë për autorin e vrasjes së dyfishtë që tronditi pasditen e djeshme Tiranë, Arsen (Hamza) Muskurti.

Gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se policia ka arritur të gjejë armën, të cilën 38-vjeçari përdori për të ekzekutuar në një dyqan te Rruga e Kavajës, vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Sipas burimeve, arma është gjetur në një kosh mbeturinash, ku besohet se Muskurti e ka hedhur pasi kreu krimin e rëndë.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Hamza Muskurti i ndërronte banesat çdo 6 muaj, duke mos patur kështu një adresë fikse ku qëndronte.

Përveç dyqanit te Rruga e Kavajës, ku edhe ndodhi vrasja, ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën e Kombinatit, por kohëve të fundit, 38-vjeçari ka patur probleme financiare në dyqanin e tij, ‘Natyral Vita’.

Autori me anë të statuseve që postonte në rrjetet sociale i akuzonte 2 viktimat se kishin krijuar profile false për të sharë hoxhallarët, gjë që për Hamza Muskurtin ishte e papranueshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook