Partizani nuk pritet ta luajë në Tiranë ndeshjen e kthimit ndaj Saburtalos, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Konferencës.
Të kuqtë kanë regjistruar në UEFA dy stadiume për ndeshjen, “Elbasan Arenën” dhe “Air Albania”-n, por janë të detyruar të luajnë jashtë kryeqytetit.
Arsyeja është ndeshja se Tirana do të luajë me Dydelanzh dy ditë përpara të kuqve pikërisht në “Air Albania”.
Kështu, sfida e kthimit do të luhet në Elbasan më datë 14 korrik në orën 20:00.
UEFA ka zyrtarizuar edhe orarin e ndeshjes së parë, që do të zhvillohet në Gjeorgji, në stadiumin “Mikheil Meskhi” të Saburtalos.
Kjo ndeshje do të luhet më datë 7 korrik, duke nisur nga ora 18:00.
Arena e Lajmit

Loading…