Berisha komenton ndryshimet në qeveri: Rama përgjegjësi nr.1 në aferë, firmosi kontratën për inceneratorët

Ae7a8a3b 6d78 463a A7f3 8eb5db5bea8c

Kreu i PD Sali Berisha, ka dalë sot një deklaratë për mediat, ku komentoi ndryshimet në qeveri, ndërsa zbuloi sipas tij ‘prapaskenat’ e vendimit.

Nga selia blu, Berisha theksoi se Ahmetaj u shkarkua për aferën e inceneratorëve, duke shtuar se abuzuesi numër një është kryeministri Edi Rama.

“Sot njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar aferën ndër më të mëdha në historinë e vendit ata të djegëseve ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetaj. Me këtë rast unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentëve kryesor të mafies së djegësve shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, dhe ky është Edi Rama.

Në aferën e inceneratorëve ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin. Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar ne procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama në shkelje flagrante të ligjit dhe barazisë së tenderave ka firmosur kontratën e një kompanie që kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Rama është përgjegjësi numër një i vjedhjes monsruoze të shqiptarëve në aferën e djegëseve.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×