Betimi si President/ “Krah për krah”, Yuri Kim uron Bajram Begajn: Mezi presim të punojmë si aleatë të NATO-s!

Begaj Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka qenë e para në radhët e diplomatëve në kryeqytet që ka uruar Bajram Begajn pas betimit në Kuvend, në detyrën e tij të re si President i Republikës së Shqipërisë.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahperkrah”, shkruan Kim në Twitter.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×