Do të formonte një dyshe ëndrrash me De Ligt, Juventusi përgatit goditjen e madhe te rivalët e Serisë A

Juventusi ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku bardhezinjtë po kërkojnë të zgjidhin edhe çështjen e mbrojtjes pas largimit të Xharxhio Kielinit. Një nga dëshirat më të mëdha të kësaj merkatoje te “Zonja” është edhe mbrojtësi Kalidu Kulibali, i cili kohët e fundit po përflitet për një largim nga Napoli.

KULIBALI

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 30-vjeçari nuk është i kënaqur me situatën te napolitanët, ku bisedimet për rinovimin e kontratës së tij nuk po shkojë sipas pritshmërive të lojtarit, gjë që ka bërë që ai të mendojë seriozisht për një largim.

Juventusi e ka vlerësuar prej kohësh lojtarin dhe është duke ndjekur me interes sesi do të shkojë situata e tij me kontratën te Napoli për të përgatitur më pas një ofertë për të me dëshirën për ti dhuruar Masimiliano Alegrit një dyshe ëndrrash në qendër të mbrojtjes.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×