Mançester Junajtid dhe Çelsi prej kohësh janë vendosur në ndjekje të mesfushorit anglez Deklan Rajs. Zgjedhja e dy klubeve për të përqendruar vëmendjen te transferimi i 23-vjeçarit ka krijuar debat mes tifozëve për shkak se futbollisti sipas një dënimi nga ana e UEFA-s për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Frankfurtit është dënuar me një pezullim për 2 ndeshjet e para të sezonit tjetër në kompeticionet europiane që do të mbetej në fuqi edhe në rast të një transferimi në një skuadër tjetër.
Mungesa e tij e sigurt në dy ndeshjet e para europiane do të shkaktonte probleme për klubet që do të donin ta kishin organikën të plotë në startin e sezonit ku pikët në ndeshjet e para mund të jenë deçizive për progresin në Europë.
Uest Hemi nga na tjetër e konsideron lojtarin si një pikë kyçe të skuadrës dhe po shpreson që ky penalizim nga ana e UEFA-s të step gjigantët anglez nga ideja për transferimin e futbollistit, por dy klubet duken gjithsesi të gatshme ta vazhdojë përpara pavarësisht dënimit dhe po planifikojnë të prezantohen me një ofertë zyrtare për futbollistin në ditët në vazhdim.
Arena e Lajmit

Loading…