Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer është kthyer prej kohësh në një objektiv të merkatos për Interin dhe Milanin që po duelojnë për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit që ka shprehur hapur dëshirën për një aventurë të re.
Në një prononcim për “Resenha ESPN”, Bremer u shpreh se beson se largimi i tij nga Torino do të ndodhë dhe se ai dëshiron që vitin e ardhshëm të luaj në Ligën e Kampioneve.
“Trajneri më tha vitin e shkuar që të qëndroja për të ndihmuar skuadrën dhe më pas të bëjë hapin e radhës. Mendoj se ai moment ka ardhur.
Të gjithë i dinë ambiciet e mia. Sezonin tjetër dua të luaj në Champions dhe në kombëtare, duhet të arrij një nivel me të lartë.
Ka disa oferta, po i vlerësoj ato. Nuk besoj se do të qëndroj te Torino sezonin e ardhshëm.”, u shpreh Bremer.
Arena e Lajmit

Loading…