Meta flet për partinë e referendumit: Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit

Meta Merr Teseren E Lsi

Teksa pritej një përgjigje nëse pas mbarimit të mandatin të presidentit, Ilir Meta do të kthehej në krye të LSI-së, vjen reagimi nga ky i fundit.

Ai pohoi në një prononcim për mediat para selisë së LSI-së se nuk ishte aty për të marrë drejtimin e partisë që e kishte lënë me vullnet të plotë para 5 vitesh.

Do merrni sërish drejtimin e LSI apo do krijoni forcë të re?

Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Do bëni parti të re?

Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×