Migjen Basha licencohet si trajner, merr diplomën UEFA A

Ka përfunduar edicioni i 18-të i kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A, që është niveli i dytë për nga rëndësia pas licencës UEFA PRO.

basha_migjen_kursi_uefa_a

 

Ky kurs që nisi në muajin janar, duke zgjatur kështu për gjashtë muaj, u dha mundësinë të gjithë trajnerëve të regjistruar të ndjekin dhe të mësojnë nga një kurrikulë të mirëpunuar nga FSHF-ja dhe UEFA.

Të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij kursi dhe kaluan me sukses provimin përfundimtar, u pajisën me diplomat e nivelit A, ku mes tyre ishte edhe ish-lojtari i Kombëtares Migjen Basha, që tani pritet të fillojë një kapitull të ri në futboll, atë të trajnerit. Ditën e djeshme u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së diplomave.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×