Pak muaj pas ndarjes nga Fjolla Morina u martua sërish? Fisnik Syla reagon pas videos së propozimit

fjolla-morina-fisnik-syla-panorama-plus

Pas ndarjes, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë shpesh qendra e vëmendjes me deklarata të forta dhe thumba për njëri-tjetrin.

Së fundmi ish-partneri i këmgëtares ngriti dyshimet se ka vendosur të martohet sërish. Ai publikoi në Tik Tok një video të një dhome hoteli, ku në krevat shkruhej: ‘A do të martohesh me mua?’

Ndonëse Fisniku nuk ka shumë kohë që është ndarë nga Fjolla duket se dikush tjeter i ka marrë zemrën. Gjithsesi nuk përjashthet mundësia që ky të jetë thjesht një provokim. Ditën e sotme tesa ka ndarë ‘screenshot’ e një lajmi në Instagram, Fisniku shkruan: “Kur të martohemi do e kuptoni të gjithë. Mos u merakosni!”

Fisniku u përfol pak javë më parë për një lidhje me moderatoren Ester Bylyku. Gjithsesi mohoi zërat në një prononcim për ‘Panorama Plus’ , duke u shprehur: “Jo, nuk jam në lidhje me Ester”.

Megjithatë, ai nuk ngurroi të ironizonte moderatoren duke thënë se dëshiron famë prej tij. “Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje.”-tha Fisniku në prononcimin e tij. Më pas ai shpërndau një status në Instastory ku shkruan: “Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast.”

Fisniku zbuloi se është në një lidhje para pak kohësh në Snapchat. Ai publikoi një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re. Mirëpo vetëm kaq detaje ka ndarë Syla në Storyn e tij në Snapchat. Ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora.

 

Fisniku i dha fund martesës me Fjollën para disa muajsh. Ishte biznesmeni ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×