Pushime speciale, kush është sulmuesi i njohur gjerman që po shkëlqen në kampionatin botëror të pokerit

Si çdo verë, sulmuesi i njohur i Volfsburgut, Maks Kruse ndodhet në Las Vegas për turneun më të madh në botë të pokerit, madje duke bërë një figurë të shkëlqyer. Një destinacion i zakonshëm me një qëllim specifik, kampionati botëror i pokerit.

kruse

34-vjeçari gjerman është i apasionuar pas kësaj loje, teksa në vitin 2014, zuri vendin e 3-të në këtë turne ndërkombëtar kundër lojtarëve profesionistë.

Pasi fitoi në një tavolinë, futbollisti përfundoi në vendin e 52-të në kategorinë “HORSE” për një grup çmimesh prej 3760 dollarë.

Mbrëmjen e së enjtes ai ishte protagonist i një “seriali të jashtëzakonshëm” pasi e nisi ditën në vendin e dytë, edhe për shkak të arritjes në tabelën finale të kategorisë “2-7-Loëball”, ku përfundoi në vendin e 7-të.

Megjithatë, synimi i Kruses,  për të fituar një byzylyk dhe për të arritur në tabelën e përgjithshme përfundimtare nuk është arritur ende. Udhëtimi i jashtëzakonshëm i tij në Las Vegas do të vijojë. Vlen të thkesohet se sulmuesi ka regjistruar edhe 14  ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, ku ka shënuar 4 gola.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×