
Një gazetar dhe Youtube-r danez që ka zgjedhur të pushojë në Golem, në ambientet e “Prestige Resort”, ka kritikuar në një mënyrë krejt origjinale sulmin me fadroma që iu bë paraditen e sotme nga IKMT këtij resorti.
Thomas Lykke ka postuar në Instagramin e tij personal një video nga momenti kur dhjetëra forca policie dhe disa fadroma mësynë në ambientet e resortit dhe mbi të ka vendosur mbishkrimin: “Shkatërrim hoteli për çështje qejfi”.
Me ironi ai gjithashtu shton: “Mjaft bukur të ngrihesh dhe të shohësh një tufë zyrtarësh, oficerë policie dhe njerëz të tjerë të mirë që duan të copëtojnë hotelin. Epo, kjo i shtoi pak “eksitim” mëngjesit”.