Ndërsa pritet mbërritja e Dibalës dhe Lukakut, në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe Lautaro Martinez. Pavarësisht dëshirës së shprehur shpesh herë për të vazhduar me ziakltrit, alternimi i pozicionit të titullarit me dikë tjetër nuk është një pozitë që 24-vjecari do ta pranonte.
Thënë këtë edhe vetë Interi nuk e konsideron të pashitshëm, pasi në rast të një ofertë që shkon në 90 milionë, zikaltrit mund të heqin dorë prej tij. Totenhemi është i pari që po e ndjek, me Atletikon e Madridit gjithmonë duke vëzhguar në prapaskenë.
Interes kanë shfaqur edhe Barcelona e Njukasëlli, por situata ekonomike e spanjollëve lë për të dëshiruar, ndërkohë që anglezët nuk janë në orbitën e sulmuesit.
Arena e Lajmit

Loading…