Aksioni i paligjshëm i IKMT te “Prestige Resort”/ “Goditje e fortë e Ramës për turizmin shqiptar”, biznesmeni i njohur kosovar: Dëmtoi direkt edhe biznesin në Kosovë!

Prestige7

Vendimi i qeverisë për të zhvilluar një aksion të paligjshëm të IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort” në Golem, është kritikuar jo vetëm nga gazetarë e njerëz të ekranit, por edhe nga biznesmenë të njohur nga Kosova.

Biznesmeni Aziz Kelmendi, i cili është edhe nga një operatorët më të rëndësishëm turistik në Kosovë thotë se kjo është një goditje e fortë nga kryeministri Rama për turizmin shqiptar.

Kelmendi thekson se mësymja e fadromave për të shkatërruar dy pishina në “Prestige Resort” dëmton në mënyrë direkte edhe biznesin në Kosovë.

“Prestige Resort, goditje e fortë nga kryeministri Rama për turizmin shqiptar, që dëmtoi direkt edhe biznesin dhe turizmin e Kosovës, duke sulmuar edhe demokracinë në Shqipëri”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×