Roberto Donadoni është shumë pranë kthimit në pankinë. Ish-trajneri i Italisë në Euro 2008, me një të kaluar në klube shumë të njohura në Serinë A mes të cilëve edhe Napolin, tashmë është shumë pranë firmës me një klub po jashtë Italisë, siç ka qenë edhe aventura e tij e fundit
Donadoni ka drejtuar më së fundmi Shenzhen në Kinë, por që nga viti 2020 është pa pankinë. Tashmë ai mund të rifillojë gjithçka nga kampionati turk, ku është kthyer në objektivin kryesor të Gallatasarajit.
Paskuale Sensibile, drejtuesi që klubi turk ka emëruar si përgjegjësin për merkaton dhe planin teknik të Gallatasarajin, ka kontaktuar me Donanonin dhe përflitet për një takim mes palëve në Stamboll për të detajuar planin për të ardhmen. Pritet që Donadoni të hedhë firmën në marrëveshje së shpejti dhe të bëhet kështu trajneri i klubit të njohur turk në një kampionat i cili ka kthyer sytë gjithnjë e më shumë nga futbolli italian.
Arena e Lajmit

Loading…