E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare futbollisti argjentinas

Një lajm i trishtë ka goditur botën e futbollit ditën e sotme. Lojtari 21-vjeçar, Fabricio Navarro, i cili ishte pjesë e Atletiko Tukuman, ndërroi jetë në banesën e tij, si pasojë e një ataku kardiak.

13-59-41-futbolli-ne-zi-750x430

Nga raportimet e mediave argjentinase bëhet me dije se Navarro,  pasi përfundoi stërvitjen e klubin,  është nisur për në shtëpi. Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.

Ai pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën. Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.

1655544513-1655538271-navarao-modified-750x526

Ka qenë vetë klubi Atletiko Tukuman, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftoi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të futbollistit të lindur në vitin 2001.

“Atletiko Tukuman njofton me trishtim vdekjen e Fabricio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështir”, shkruhej në njoftimin zyrtar.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×