
FIER
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi nga Fieri se është bërë një përpjekje e madhe për të ndaluar kohën e PD-së. Sipas tij, ata të cilët kërkonin t’i emëronin kryetarin PD-së veçanërisht pas 6 marsit, u angazhuan në mënyrë të ethshme që të bllokojnë proceset e PD.
Berisha theksoi se kjo nuk mund të ndodhte dhe se duhet të jenë anëtarët e PD-së dhe vota e tyre ata që do të përcaktojnë udhëheqësit e tyre dhe askush tjetër, qoftë dhe më i fuqishmi i kësaj toke.
“E thatë shumë drejtë që ndarja u bë në funksion të votave. Mund t’u them këtu që në funksion të votave të qytetit të Tiranës, Zallbastari që ndahet nga Tirana nga Paskuqani u bashkua pa asnjë komunikim gjeografik, pa asnëj vazhdimësi gjeografike me qytetin e Tiranës, kurse Paskuqani u la veças sepse ulte përqindjen e votave socialiste. Këto janë akte të shëmtuara të një njeriu që nuk ndjek asnjë parim.
Unë do të them tre gjëra se ju jeni demokratë. Është bërë një përpjekje e madhe për të ndaluar kohën e PD-së dhe unë dola me idenë që treni ynë nuk ndalet sepse ata të cilët kërkonin t’i emëronin kryetarin PD-së veçanërisht pas 6 marsit, u angazhuan në mënyrë të ethshme që të bllokojnë proceset e PD. Natyrisht kjo nuk mund të ndodhte. Sepse unë kisha një vendim dhe besim që duhet të jenë anëtarët e PD-së dhe vota e tyre ata që do të përcaktojnë udhëheqësit e tyre dhe askush tjetër. Cilido në botë, qoftë dhe më i fuqishmi i kësaj toke, ajo do të thotë t’u heqësh votën qytetarëve demokratë, kjo nuk mund të ndodhë. Dëshmoj respekt të palëkundur për deputetët e PD-së, por me lutjen e njerëzishme që ata përfaqësojnë shumicën. Ata vijnë te ti nga pozitat e përfaqësuesit të shumicës se i tillë është deputeti, përfaqëson shumicën e mbështetësve dhe anëtarëve tanë në atë zonë. Ky është një parim shumë i ndershëm, i drejtë. Cilido bie dakord me këtë është i vlerësuar dhe i respektuar nga unë. Përndryshe kemi vënë në statut një nen, një nen i cili lejon fraksionin. Ai nen ka qenë, e ka hequr Lulzim Basha. Unë përsëri e riktheva. Do ti të krijosh me një grup politikanësh, deputetësh, degësh një fraksion krijoje”, tha kreu i PD.
Ai deklaroi më tej se pas proceseve në PD, të pamohueshëm, një grup i vogël fare, i cili mohonte këtë proces dhe zbatuan urdhrin e Edi Ramës.
“Së treti, në qoftë se e para ishte shumë e prerë që askush, asnjë ambasador, asnjë president, asnjë ministër, asnjë njeri s’mund të caktojë kryetarin e PD-së dhe opozitës shqiptare, ky është një parim i drejtë dhe i ndershëm sa vetë drejtësia.
Së dyti, parimi i shumicës. Pasi ndodhi një proces i tërë në PD-në, i pamohueshëm, mbeti një grup i vogël fare, i cili mohonte këtë proces, i cili thoshte se nuk ka ndodhur, se 11 dhjetori nuk ka ndodhur, se firmat nuk janë mbledhur dhe ditën e vendimit të gjykatës, të nesërmen të parët që kam caktuar përfaqësuesit e këtij grupi dhe iu kam shtrirë dorën. Por mes ofertës sime dhe urdhrit të Ramës, ata zbatuan urdhrin e Edi Ramës. Këtu jemi në pozitë armiqësore. Ti përpiqesh t’i rrëmbesh me banditë logon e themelimit të PD-së”, deklaroi Berisha.