Milani duhet të ketë kujdes, PSG po i rrëmben objektivin kryesor të merkatos

Renato Sançes është kthyer prej disa muajsh në ëndrrën e drejtuesve të Milanit, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me portugezin dhe janë të gatshëm t’i dorëzojnë atij çelësat e mesfushës së skuadrës së Piolit. Por një lëvizje e fundit e PSG-së mund të ndryshojë gjithçka, pasi duket se parisienët janë gati të rrëmbejnë futbollistin nga radhët e Lilës.

RENATO SANCEZ 1

Milani ka një akord me Sançes, por thirrja e një skuadre ku luan Mbape, Mesi e Nejmar mund të jetë shumë tunduese për mesfushorin, edhe për faktin se Lila vazhdon të jetë e hapur ndaj çdo oferte të mundshme. Mediat franceze bëjnë të ditur se Luis Kampos, ish-drejtuesi i Lilës e tashmë njeriu i merkatos së PSG-së, ka nisur kontaktet për të mundësuar transferimin e tij.

Kampos ishte ai që kishte insistuar që disa vite më parë që Renato Sançes t’i bashkohej Lilës e duke qenë edhe mik me Horge Mendez, menaxherin e futbollistit, ka bërë një hap para sa i përket sigurimit të firmës së tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×