U qëlluan teksa lëviznin me “Audi”, makina e autorëve u afrua paralel dhe një person qëlloi mbi policët, si ndodhi atentati në Vlorë

Policia Vlore

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj dy policëve në Vlorë. Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi për “BalkanWeb” se dy policët janë qëlluar me armë kur po udhëtonin me një makinë private fuoristradë tip “Audi” teksa paralel i është afruar një makinë tip “Volkswagen”.

Nga ky mjet një person ka nxjerrë armën nga xhami dhe ka qëlluar në drejtim të dy policëve, por fatmirësisht të dy i kanë shpëtuar plumbave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×