VIDEO/ E njoftoi pak orë më parë, momenti kur Taulant Balla hyn në SPAK: Do të depozitohen prova të reja. Drejtësia t’i shkojë deri në fund!

Taulant Balla

Ashtu siç e njoftoi pak orë më parë vetë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkuar këtë pasdite në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet, ku shihet Balla duke hyrë brenda SPAK-ut, ku siç tha vetë ai më herët, do të paraqitet për të depozituar prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.

Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×