Kthimi i Lukakut te Interi, Panuçi ka dyshime: Të shohim nëse me Inzagin është si me Konten

Kthimi i Romelu Lukakut te Interi ka entuziazmuar tifozerinë zikaltër e cila kujton edicionin e shkëlqyer të belgut që solli edhe titullin kampion në Itali. Por ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, mendon se gjërat duhen trajtuar me shumë kujdes.

inzagi lukaku

“Lukaku në Angli ka gjetur përballë kocka të forta që e mbulonin ndaj ka shfaqur më shumë vështirësi, ndërsa ka bërë mirë dhe ka lënë një kujtim të madh te Interi. Duhet parë pastaj nëse mënyra e lojës së Inzagit, është e ngjashme me atë që e pa të shkëlqente me Konten.

Të përsëritësh veten nuk është kurrë e thjeshtë, por mendoj me siguri që ai mund të përmirësojë Interin aktual”, tha Panuçi për nënkampionët e Italisë, fanellën e të cilëve e ka veshur gjatë karrierës së tij si futbollist në sezonin 1999-2000.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×