Një person gjendet i mbytur në lumin e Tiranës, pranë “Shkallës së Tujanit” (VIDEO)

Fngtnj

Një person është gjetur i mbytur në Lumin e Tiranës. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e njohur si “Shkalla e Tujanit” për të bërë identifikimin e trupit të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2022, në impiantin e lumit në Brar, është gjetur i mbytur, pa shenja jete shtetasi S. F., 63 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×