Titullari i rëndësishëm i Napolit i mbyll derën “Zonjës së Vjetër”: Kurrë nuk do të shkoj te Juventusi!

Kalidu Kulibali ka mbyllur çdo gjë sa i përket çështjes së një transferimi te Juventusi.

KULIBALI

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, mbrojtësi i Napolit, i ka komunikuar shokëve të skuadrës dhe miqve të tij se kurrë nuk do të shkojë te Juventusi.

Me rinovimin të kontratës ende pa u zgjidhur, e ardhmja e 30-vjeçarit senegalez është pezull, i cili është në skadencë sezonin e ardhshëm.

Në sezonin që përfundoi, Kulibali u aktivizua gjithsej në Serinë A në 27 ndeshje ku arriti të shënonte 3 gola dhe të dhurojë dhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×