VIDEO/ Jo vetëm miqësia dhe futbolli! Dibalën e Korrean i bashkon edhe… tenisi. Shihni festën e çmendur të ish-juventinit

Paulo Dibala dhe Hoakin Korrea po vijojnë të shijojnë pushimet e tyre, ku së fundmi dyshja argjentinase është parë duke praktikuar një sport tjetër përveç futbollit.

bandicam 2022-06-19 11-31-21-443

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe sulmuesi aktual i Interit ishin duke luajtur kundër njëri-tjetrit një ndeshje tenisi, ku fitimtar doli Paulo Dibala, i cili në fund festoi sikur të kishte shënuar një gol në futboll.

28-vjeçari që e mbylli me Juventusin pas 7 sezonesh është mik i ngushtë me Korrean dhe e ardhmja e tij lidhet çdo ditë e më shumë me fanellën zikaltër të Interit.

Në sezonin që përfundoi, 28-vjeçari u aktivizua gjithsej në Serinë A me “Zonjën e Vjetër” në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×