Bllokohet në det të hapur anija me 30 mijë litra karburant kontrabandë, i përket dy vëllezërve nga Kavaja

18 Porti Detar I Durresit

Bllokohet në det të hapur një anije peshkimi me mbi 30 mijë litra karburant kontrabandë. Paraprakisht deklarohet se Anija “Leone” që i përket dy vëllezërve nga Kavaja është konstatuar në ujërat ndërkombëtare nga Guardia di Finanza e cila ka njoftuar autoritetet shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për BalkanWeb.

Gjatë natës së kaluar policia kufitare është vënë në lëvizje duke e sjellë në port peshkarexhën, ndërsa po vijon vlerësimi i sasisë së karburantit që dyshohej se do të hidhej në treg kontrabandë, pas blerjes në Liban.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×