“Do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë”, Rama: Përfundon negocimi teknik i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë! Ja hapat që do të ndiqen

296035793 597952945033704 1150389408711674251 N

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se tani do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që 500 mijë shqiptarë të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.

“LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×