I vodhi varësen nga qafa me dhunë një burri, arrestohet ‘skifteri’ 47-vjeçar në Durrës

Ok

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. K., banues në lagjen nr. 13 në Durrës.

47-vjeçari dyshohet se më datë 9 qershor të këtij viti, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISE
I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin e vënien në pranga të autorëve të tyre, ndaluan shtetasin në kërkim E. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se më datë 9 qërshor të këtij viti, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×