Ilir Meta mbledh sot komitetin organizativ të Partisë së Lirisë, paralajmërohet organizimi i Revolucionit Antikorrupsion

295021763 10160058664322760 893062132783144474 N

“Partia e Lirisë”, nën drejtimin e ish-Presidentit Ilir Meta do të nisë aksionin për një revolucion antikorrupsion.

Këtë paralajmëron ish-këshilltari i Metës në kohën kur ishte në postin e Kreut të Shtetit.

Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook bën me dije se “sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator”.

Sipas tij “qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”. Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme në një dalje nga selia Meta njoftoi një betejë të ashpër me kleptokracinë që sipas tij ka marrë peng vendin.

Ish-Presidenti gjithashtu i drejtoi një mesazh të qartë qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë dëshirën të denoncojnë skandalet dhe aferat korruptive të kësaj qeverie duke iu thënë t’i drejtohen personalisht Metës, pasi ai do t’i publikoj me zë dhe figurë, të pacensuruara ato.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×