Kafu, “dush të ftohtë” Geri Nevillit: U shpëlan trurin lojtarëve, Anglia i merr në qafë brazilianët

Markos Kafu, ish-kapiteni legjendar i Brazilit, ka shpërthyer në kritika kundrejt Geri Nevill. Ai ka thënë se anglezi dhe shokët e tij nëpër studio u bëjnë lavazh truri lojtarëve mesatarë duke i ngritur kot në qiell dhe më pas ata përfundojnë keq.

Collage Maker-19-Jun-2022-08.06-PM

“Jam paksa i shqetësuar për Kombëtaren time. – deklaroi Kafu – Madje kam frikë se sa më shumë lojtarë brazilianë të transferohen në Premier Ligë, aq më pak mundësi do ketë Brazili për të fituar Kupën e Botës. Pse? Imagjinoni të të bëjë lavazh truri çdo javë Geri Nevill dhe kolegët e tij nëpër studio duke të thënë “se jeni më i miri në botë”, ndërkohë që niveli yt nuk i afrohet më të mirëve.

E kam dëgjuar atë (Nevillin) që të bëjë komente për Kristiano Ronaldon dhe Mesin… Po kush është ai që e merr guximin ta bëjë këtë? Ai nuk ka fituar asgjë në jetë. CR7-ën dhe Mesin mund t’i komentojnë vetëm Ronaldinjo dhe Pele, sepse ata kanë qenë gjithashtu fenomenalë. Të tjerët duhet të bëjnë kujdes. Mua më pëlqen më shumë La Liga, sepse ata kanë mentalitet për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato. Në La Liga nuk janë diplomatë para kamerave duke thënë gënjeshtra për lojtarët spanjollë apo duke i ngritur në qiell.

Në Spanjë flasin për futboll, jo për mite. Jam i mërzitur me atë që ndodh në Angli sepse i dëgjova duke thënë se mbrojtësi i djathtë i Liverpulit (Arnold) është në nivelin tim në atë pozicion. Nuk doja të debatoja, sepse e dija se Vinicius do t’i tregonte botës të vërtetën, dhe ai e bëri në Paris në finalen e Champions-it…”, u shpreh legjenda braziliane.

Kujtojmë që ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit ka fituar 2 kupa bote me Brazilin më 1994 dhe 2002. Ai gjithashtu ka fituar titullin kampion në Itali me Romën dhe Milanin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×