Kishte fshehur automatikun në ambientet e jashtme të banesës, pranga 57-vjeçarit në Lezhë

Policia Lezhe

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Garden” u arrestua shtetasi me inicialet Rr. K., banues në Zejmen, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NJOFTIMI I POLICISE

Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.

Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×