Ndryshimet në qeveri, Begaj hedh firmën e parë si president, dekreton shkarkimin e Ahmetajt dhe emërimin e Ballukut

Bajram Begaj

Dekretohen ndryshimet në qeveri. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Po ashtu Begaj, duke hedhur firmën e tij të parë që pas marrjes së detyrës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë se këto ndryshime me firmën e kryeministrit Rama, ndodhën mëngjesin e djeshëm.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×