Ngjarje e rëndë në Pogradec, bashkëfshatari plagos me thikë 65-vjeçarin, ndërron jetë në spital (EMRAT)

Erge

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, dy bashkëfshatarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në sherrin që ka degjeneruar në përdorimin e thikës, çka i ka shkaktuar vdekjen një 65-vjeçari.

Mësohet se viktima është shtetasi Safet Hyskollari, ndërsa autori i ngjarjes është identifikuar si Fatos Manellari.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për një gardh ose rrugë në fshat, ndërsa autori sipas te dhënave, kurohet nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×