Nuk luajti asnjë minutë në Ukrainë për shkak të luftës, sulmuesi brazilian transferohet te skuadra e njohur

Ish-sulmuesi i Ajaksit, David Neres, i cili u transferua te Shaktari i Donjetskut në janar të këtij viti, nuk i tregoi kurrë aftësitë e tij për shkak të luftës që startoi midis Rusisë dhe Ukrainës.

david neres

Braziliani u aktivizua vetëm në disa sfida miqësore për bamirësi, por në asnjë ndeshje zyrtare.

Kështu, ai duket se e ka lënë pas makthet e luftës dhe ka zgjedhur që aventurën e tij të ardhshme ta vazhdojë në Portugali.

Siç bënë me dije media portugeze “A Bola”, Neres ka zbarkuar në Lisbonë ku në orët në vijim pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Benfikën.

Arena e Lajmit


Loading…

Nuk luajti asnjë minutë në Ukrainë për shkak të luftës, sulmuesi brazilian transferohet te skuadra e njohur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook