“Rama nuk njeh ligj, po shkon nga skandali në skandal”, Berisha takim me intelektualët: Po jetojmë instalimin e një regjimi. Opozita e ka arritur një stacion, por kemi ende të tjerë

Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi zhvilluar sot me një grup intelektualësh në Tiranë, ka deklaruar se tashmë vendi ka një opozitë në këmbë, por shtoi se janë disa “stacione” të tjera që duhen arritur. Sipas tij vendi është duke jetuar instalimin e një regjimi, situatë e cila duhet të ndryshojë.

Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk njeh ligj dhe se përdor çdo gjë për të mbajtur pushtetin, ndërsa shton se ai po kalon nga skandali në skandal.

“Një stacion e kemi kapur më 7 korrik, një opozitë është në këmbë, qytetarët dhanë mbështetje masive por është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për tu marrë dhe kam dëshirë të dëgjoj mendimet, opinionet tuaja. Jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe interesa të qarta, ndaj dhe gjykova të kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme, pasi kemi një kundërshtarë i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vite asnjë marrëveshje, dhe marrëveshjet me të, që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes, por kështu ne nuk mund të shkojmë sepse po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që përdor gjithçka për të mbajt pushtetit, kalon nga skandali në skandal”, u shpreh ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×