Seanca për ndryshimet në qeveri, Alibeaj kërkesë Kuvendit për debat: Rama i trembet përballjes, përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni

Alibeaj2

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i kërkon Kuvendit zhvillimin e debatit gjatë seancës së të enjtes ku pritet të votohen ndryshimet në qeveri.

Alibeaj shkruan se ka paraqitur pranë Kuvendit kërkesën për debat në seancën plenare të së enjtes, por sipas tij siç ndodh rëndom në të gjitha rastet kur i duhet të përballet me faktet, Edi Rama urdhëron votimin pa debat.

Ai deklaron se është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.

POSTIMI I PLOTË
Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së kam paraqitur pranë Kuvendit kërkesën për debat në seancën plenare të së enjtes, ku do të votohet për ndryshimet e fundit në qeveri.

Siç ndodh rëndom në të gjitha rastet kur i duhet të përballet me faktet, Edi Rama urdhëron votimin pa debat. Edhe pse është e shkruar qartë në nenin 110 të Rregullores që sanksionon se Kuvendi ia nënshtron debatit parlamentar përbërjen e qeverisë. “Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores, “që dëshiron të diskutojë për një çështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. ”
Është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.

Është po kaq e qartë se Edi Rama dhe makijazhi i qeverisë së tij nuk bindin më askënd në Shqipëri. Madje as me besnikët e tij. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që në këtë krizë të thellë që ka përfshirë Shqipërinë në vend të përballjes me faktet, me problemet dhe hallet e përditshme, shqiptarëve u ofrohen debate shterpë që i interesojnë vetëm klaneve të etura për pushtet brenda PS-së.

Ndryshimet e qeverisë të shpallura në twitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja.

Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur debatin publik, përballjen me faktet dhe të vërtetën që shqiptarët e kuptojnë çdo ditë e më shumë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×