Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabio, duket se nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm.
Mundësitë e francezit për të ruajtur formacionin janë të pakta, me ardhjen e Pogbasë që pritet të bëhet zyrtare shumë shpejt.
Për Rabio kanë shfaqur interes tre klube të Premier Ligës. Siç bëjnë me dije mediat italiane, Mançester Junajtid, Çelsi dhe Njukasëll kërkojnë shërbimet 27-vjeçarit.
Gjithsesi akoma nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete, pasi paga që ai merr te Juventusi, prej 7 milionë eurosh në vit, duket se është një pengesë për klubet e interesuara.
Arena e Lajmit

Loading…