
Kreu i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një konferencë për mediat komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke komentuar edhe shkarkimin e Arben Ahmetaj.
Vendim për të cilin Meta tha se ishte thjesht një lojë për të tërhequr vëmendjen, pasi Ahmetaj sipas tij ishte shkarkuar me kohë.
Pyetje: Në deklaratat e fundit ju kemi dëgjuar të flisni për tradhtar duke marrë në referencë edhe ermin e Esat Pashës?
Meta: Baza jonë e bashkëpunimit është vetëm një , Referendumi, të rrëzojmë në mënyrë demokratike me mimoza regjimin dhe me zgjedhje patjetër, regjimin kleptokratik. Sa i takon bashkëpunimi është lufta kundër korrupsionit, rikthimi i garës, rikthimi i konkurseve kudo që të mos kemi këtë situatë në dogana, ku sillen si banditë me biznesmenët, sipërmarrësit. Këtu nuk ke radhë me çfarë të merresh me para, këtu do angazhohen njerëzit dhe do merren me fakte siç është punuar me inceneretorë. Viti i 10 i qeverisjes nuk u ngop me të vjedhur, mirë me të gënjyer por as me të vjedhur. Ju që thoni pse i thoni tradhtar, çfarë ti themi patriot Bangladeshas, bën ato çështje me historinë e detit, me Kosovën, të vijë Bangladeshi këtu thotë ata vijnë për një copë bukë thotë, këta shqiptarët kanë tangërllik , kërkojnë më shumë lekë. Nuk i mjafton dielli i Zotit.
Shkarkimi i Arben Ahmetaj?
Meta: Ka kaluar koha e shkarkimit këto janë për të fituar kohë, lojëra për të prodhuar ndonjë laj. Ai është shkarkuar prej kohësh. Nuk ka asgjë të përbashkët me Rilindjen tonë kombëtare, emrin e përdori për mashtrim , e shikoni të gjithë se çfarë bëjnë çdo ditë, kërdinë. Ky është një regres i madh për vendin.
Harta territoriale?
Meta: Kam kërkuar vazhdimisht që Basha të përfshihej në këtë reformë dhe kam insistuar si kryetar Parlamenti në atë kohë, dhe kam çuar të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasili për t’i dhënë idetë tona, për ta bërë çdo gjë me konsensus. I kam thënë na sillni disa projekte, me kritere. Por me mbi 400 komuna nuk mund të vazhdonte, por ato kurrë nuk sollën një projekt se ai kishte rënë dakord me Ramën… Tani mos më pyesni më për punën e bashkëpunimit me zotin Berisha për çështjen e non-gratës. Unë respektoj vullnetin e çdo force politike dhe mbështetet në parime. Secili është problemi për një akt të tillë nga SHBA është çështje e tyre dhe asgjë më shumë për mua. Në rast se Ilir Meta , Berisha ka shkelur marrëveshje kemi marrëveshje ekstradimi që kam pasur kënaqësi ta firmos vetë. E sigurt është që Berisha nuk ka shkelur asnjë ligj. Pyetje të tilla nuk kanë më vend në të ardhmen.