Tragjike në Gjirokastër/ Pëson rënie tensioni duke ecur, 61-vjeçarja rrëzohet në hapësirën midis dy pallateve dhe humb jetën (VIDEO)

Jhrtj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirokastër.

Mësohet se një grua ka ndërruar jetë në lagjen “Kodra e Shtufit” pasi është rrëzuar në një hapësirë mes dy pallateve.

Sipas gazetares Brikena Metaj, viktima është identifikuar si Aksinja Lulo, 60 vjeçe.

E ndjera pasi ka pësuar një rënie tensioni, është rrëzuar aksidentalisht në hapësirën mes dy pallateve, që duhet theksuar se është relativisht e thellë.

Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×