Vendosi kamera për të parë të zhveshura vajzat e partneres, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi, nëna e të miturave: Kur i kërkova shpjegim më rrahu, më pas…

Capture

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet policore në Rodos, Greqi për shkak se kishte vendosur kamera në dhomat e vajzave të partneres së tij, të dyja të mitura, përkatësisht 12 dhe 17-vjeçare.

Rasti është raportuar tek autoritetet nga mamaja e të miturave, e cila ka dëshmuar se 50-vjeçari shqiptar kishte vendosur pa dijeninë e askujt në dhomën e të miturave kamera me një SD kartë me anë të të cilës përgjonte vajzat, në një kohë që vajzat në dhomë ishin edhe pa rroba.

Kamera u zbulua nga vajzat të cilat më pas i treguan mamasë së tyre. Ndërkohë që ajo kishte kërkuar llogari dhe shpjegime për atë që kishte ndodhur, shqiptari e rrahu dhe më pas goditi edhe fëmijët.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×