Aksident në Maliq, makina përplas biçikletën, një i vdekur

Whatsapp Image 2022 09 09 At 15.55.23

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Libonikut. Mësohet se një mjet ka përplasur një biçikletë, dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra.

Bëhet fjalë për shtetasin Nazif Sulollari, ndërkohë drejtuesi i mjetit është Albert Pura. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për aksidentin në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×