Atletiko në mëdyshje për blerjen e tij nga Barcelona, një tjetër klub i La Ligas vihet në ndjekje të Grizmanit

Atletiko Madrid duket se ende nuk  e ka vendosur nëse Antuan Grizman do të jetë ose jo pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me francezin që është transferuar në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje nga ana e Barcelonës e cila pret vendimin përfundimtar të Atletikos brenda këtij muaji.

GRIZMAN 1

Sipas raportimeve situata e paqartë e 31-vjeçarit ka bërë që edhe klubet e tjera të interesohen për të dhe qëndrimin e tij në La Liga, ku sipas raportimeve nga “AS” edhe Atletik Bilbao ka kërkuar informacione për lojtarin.

Ideja e Atletik Bilbaos do të ishte ajo e një huazimi 1-vjeçar me të drejtë blerje, një marrëveshje e ngjashme me atë që iu ofrua skuadrës së Simeones, Barcelona nga ana tjetër duket se është e vendosur për t’u liruar përfundimisht nga francezi dhe ja ka ofruar atë edhe klubeve të kampionateve të tjera dhe është në pritje të një oferte që do të mundësonte largimin e tij përfundimtar.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×