“Derbi i Italisë” luhet edhe në merkato, Interi dhe Juventusi në garë për mesfushorin e talentuar

Interi dhe Juventusi po punojnë për ndërtimin e skuadrave për sezonin e ardhshëm, ku duket se në mendjen e drejtuesve të dy klubeve ka përfunduar futbollisti i Xhenoas, Andrea Kambiaso.

756756757

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, do të ketë një “Derbi të Italisë” në merkato mes dy klubeve për të arritur te 22-vjeçari, i cili së bashku me agjentët e tij po studion mundësinë më të mirë për të qëndruar protagonist në Serinë A, ku edhe Bolonja është e interesuar dhe i ka ofruar një rol protagonisti në skuadër.

Xhenoa nga ana tjetër pas rënies nga kategoria po kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e lojtarit dhe po shpreson që ky duel në merkato të shërbejë për të rritur vlerën përfundimtare të transferimit të futbollistit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×