Empoli është në kërkim të zëvendësuesit të Kristjan Asllanit, pas akordit të mesfushorit shqiptar me skuadrën e Interit.
Nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, bëhet me dije se skuadra toskane ka piketuar, mesfushorin rumun të Kaljarit, Razvan Marin, si pasardhësin e Asllanit.
Palët janë futur në negociata, teksa bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje 10 milionë euro në total. Në ditët në vijim pritet të arrihet dhe akordi final dhe mesfushori rumun të vihet nën urdhrat e trajnerit Zaneti.
Arena e Lajmit

Loading…