Paraqitjet larg pritshmërive të klubit, Roma ofron shumën e majme për mesfushorin e Bajernit

A do të arrijë Zhoze Murinjo të transferojë një lojtar të Bajernit në merkaton e kësaj vere? Trajneri i Romës ka në mendje një prej futbollistëve të kampionëve të Gjermanisë, Marsel Zabicerin.

ZABICER 1

28-vjeçari arriti të fitonte titullin kampion me bavarezët në sezonin e tij të parë, por paraqitjet e tij deri tani kanë qenë larg pritshmërive.

Prandaj drejtuesit në “Säbener Straße” po mendojnë që ta shesin ish-sulmuesin e Lajpcigut. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi i Romës është gati të paguajë 15 milionë euro për kartonin e austriakut, e cila mund të jetë e mjaftueshme për të bindur gjermanët që ta shesin.

Sepse, sipas “Sport Bild”, kampionët duan të rikuperojnë 15 milionë eurot që paguan për transferimin e tij nga Lajpcigu verën e shkuar dhe të çlirohen nga rroga e tij e lartë prej 10 milionë eurosh në sezon që ai fiton në “Allianz Arena”.

Zërat e largimit i konfirmoi edhe menaxheri i Zabicerit, Roxher Uitman, kur u pyet nga “Sky” nëse klienti i tij do të vazhdonte të luante në Mynih: “Nuk ka 100% të sigurt në futboll”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×