Prapaskena, si Edi Rama nxorri blof KOKSH-in me dorëzimin e flamurit Kombëtar

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Oran të Algjerisë nga data 25 qershor deri më 6 korrik.

EVIS KUSHI FLAMURI KOMBETAR

Vendi ynë do të përfaqësohet me 29 sportistë në këtë evenimet dhe paraditen e djeshme u organizua edhe ceremonia e dhënies së flamurit për ekipin tonë kombëtar.

Deri këtu gjithçka ishte normale, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. KOKSH, në njoftimin zyrtar që kishte bërë ditën e premte, saktësonte se në ceremoni do të merrte pjesë edhe kreu i qeverisë dhe se flamurin do t’ua dorëzonte ai sportistëve tanë.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, sepse Rama nuk ishte fare në ceremoni dhe flamurin e dorëzoi ministrja e sporteve, Evis Kushi.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili gjithashtu përshëndeti sportistët tanë dhe iu uroi atyre suksese.

Madje pati një moment që edhe kryebashkiaku u vonua për 4-5 minuta dhe lexohej qartë shqetësimi nga organizatorët, por më pas Veliaj erdhi dhe ceremonia vazhdoi.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

VIDEO/ Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ministrja Kushi i dorëzon flamurin Kombëtar dy sportistëve

Nga Evangjelia Veli te Çullhaj, kuqezinjtë shpalosin objektivat në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×