Monza e Silvio Berluskonit ka filluar nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me sulmuesin e Interit, Andrea Pinamonti që duket se do të jetë goditja e radhës.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, drejtori sportiv i klubit Adriano Galiani ka arritur një akord me Interin për transferimin e sulmuesit italian që do t’i kushtojë Monzës 12 milionë euro plus 3 milionë që janë parashikuar në formë bonusesh.
Zikaltërit tani presin vetëm vendimin e lojtarit që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Empoli, për të arkëtuar shumën që do t’i hapte rrugën marrëveshjes për rikthimin e Lukakut në Milano.
Arena e Lajmit

Loading…