“Dua të kuptoj se përse Lukaku do të kthehet”, Panuçi komenton situatën te Interi: Inzagi s’është Konte…

Kristian Panuçi, ish-mbrojtësi i Interit, Milanit e Realit të Madridit, por njëkohësisht edhe ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, nuk është shumë optimist për rikthimin e Romelu Lukakut te zikaltrit:

panuci

“Lukaku nuk pati një rikthim shumë të bukur në Angli, ndonëse aty gjeti përballë rivalë më të fortë sesa në Serinë A. Ajo që unë dua të kuptoj është se cila do të jetë mbi të gjitha gjendja psikologjike me të cilën ai kërkon që të riveshë bluzën e Interit.

Madje, pikëpyetja më e madhe imja është nëse ai do të mund të ketë të njëjtin rendiment. E them këtë sepse Simone Inzagi nuk është Antonio Konte, ndonëse luajnë me të njëjtin modul loje”, tha italiani.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×