Emily Ratajkowski shpërthen ndaj filmit “Blonde”, çfarë e revoltoi modelen?

emily-ratajkowski-slams-blonde-homepage

Emily Ratajkowski ka shpërthyer kundër filmit biografik të Marilyn Monroe me regji të Andrew Dominik, “Bonde”, duke e akuzuar filmin për “fetishizimin e dhimbjes femërore”.

Modelja postoi në TikTok një vidro të premten duke folur për filmin me protagoniste Ana de Armas, të cilin ajo ende nuk e ka parë.

Nuk jam e befasuar kur dëgjoj se është një film tjetër që fetishizon dhimbjen femërore, madje edhe në vdekje”, tha modelja, 31 vjeçe.

Duke përmendur magjepsjen kolektive me vdekjen e Amy Winehouse dhe Princeshë Diana si raste konkrete, Ratajkowski pohoi se, si shoqëri, “ne na pëlqen të fetishizojmë dhimbjen femërore… Ne jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë“.

Autorja rrëfeu gjithashtu se “si gra – dua të them, mund ta them vetë me siguri – por kam mësuar se si të fetishizoj dhimbjen time dhe lëndimin tim në jetën time“.

Ratajkowski vuri në dukje, “Unë mendoj se ne e bëjmë këtë në shumë, shumë mënyra të ndryshme. Por unë dua që kjo të ndryshojë.

Kështu që unë kam një propozim. Mendoj se të gjithë duhet të jemi pak më të inatosur”, vazhdoi ylli i “Gone Girl”.

Unë thjesht do të zemërohem,” përfundoi ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×